Monday, April 6, 2020

Gjashtë sekrete të gjuhës së trupit që i dinë njerëzit e suksesshëm!



Six body language secrets that successful people know!
ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
Often there is no need for words. A body language specialist instructs us to do those actions that provide a sense of respect and avoid those that lower points.


Hold one hand under the chin

"It's an action made by successful people, Hillary Clinton, Steve Jobs on the cover of his biography. It's a thought pose, an action that says, "When there are difficult times, I will find the solution."

Do not inhale
"Pulling your lips inwards says you're holding something. When American politician Anthony Weiner said his Twitter account had been stolen, he pursed his lips. That's what people do when they hide an emotion they can't share with others. "

Join your fingers

Join your fingertips to increase authority. Oprah Winfrey does, as does Donald Trump before saying, "You're resting." Barack Obama has a more moderate action, as if he were holding a basketball, which conveys understanding of the issue. A gesture we often see in Prime Minister Edi Rama.

Do not lose control of head bending

"Never give information with a bowed head, it seems as if it does not give a guarantee for the information. If you are talking and not convincing someone, you can bend your head, but be careful of the direction: if you bend to the right, they will look more attractive, and if you bend to the left, they will look more intelligent. ”

Cross your hands

Specialists say that when you cross your arms it creates distance, which is true when the person does not know you, but if you are with friends, cross them! It can help you understand a problem, because action uses both sides of the body, engaging both hemispheres of the brain: the logical left and the creative right, writes class magazine. Studies show that crossing our arms makes us more capable in a difficult situation. "

Do not wrinkle the nose

"I met a beautiful woman with whom no one went out on a second date. After seeing her interacting with men, I caught the problem: When she laughed she wrinkled her nose, a universal sign of dislike. The men who came out with her told me that they thought she didn’t like it, but they didn’t know why. She started no longer wrinkling her nose and is now married. This is the power of body language ", says the expert, no matter how unbelievable this may be for you.
-------------
Shpesh nuk ka nevojë për fjalë. Një specialist i gjuhës së trupit na udhëzon për të bërë ato veprime që sigurojnë një ndjenjë respekti dhe për të shmangur ato që ulin pikë.

Mbaj një dorë poshtë mjekrës
“Është një veprim që e bëjnë njerëzit e suksesshëm, Hillary Clinton, Steve Jobs në kopertinën e biografisë së tij. Është një pozë mendimtare, një veprim që thotë “Kur të ketë kohë të vështira, unë do gjej zgjidhjen.”

Mos thith buzët
“Tërheqja e buzëve nga brenda thotë që po mban diçka. Kur politikani amerikan Anthony Weiner tha që i kishin vjedhur llogarinë e Twitter, tërhoqi buzët. Kështu bëjnë njerëzit kur fshehin një emocion që nuk e ndajnë dot me të tjerët.”

Bashko gishtat
Bashko mollëzat e gishtërinjve për të rritur autoritet. Oprah Winfrey e bën, ashtu si dhe Donald Trump para se të thotë “Je i pushuar”. Barack Obama ka një veprim më të moderuar, si të ishte duke mbajtur një top basketbolli, që përcjell kuptueshmëri ndaj çështjes. Një gjest që ia shohim shpesh kryeministrit Edi Rama.

Mos e humb kontrollin e përkuljes së kokës
“Mos jep kurrë informacion me kokë të përkulur, duket sikur nuk jep garanci për informacionin. Nëse je duke biseduar dhe jo duke bindur dikë, mund ta përkulësh kokën, por kujdes drejtimin: në rast se përkulesh në të djathtë do të shohin si më tërheqës dhe nëse e përkul në të majtë do të shohin si më inteligjent.”

Kryqëzo duart
Specialistët thonë që kur kryqëzon duart krijon distancë, që është e vërtetë kur personi nuk të njeh, por nëse je me miq, kryqëzoji! Mund të ndihmojë të kuptosh një problem, sepse veprimi përdor të dyja anët e trupit, duke angazhuar të dyja hemisferat e trurit: të majtën logjike dhe të djathtën kreative, shkruan revista class. Studimet thonë që kryqëzimi i krahëve na bën më të aftë në një situatë të ndërlikuar.”

Mos rrudh hundën
“Kam njohur një grua të bukur me të cilën askush nuk dilte në takim të dytë. Pasi e pashë si ndërvepronte me meshkujt, e kapa problemin: Kur qeshte ajo rrudhoste hundën, një shenjë universal mospëlqimi. Burrat që dilnin me të më thanë që ata mendonin që ajo nuk i pëlqente, por nuk e dinin pse. Ajo filloi mos ta rrudhoste më hundën dhe tani është martuar. Kjo është fuqia e gjuhës së trupit”, thotë eksperti sado e pabesueshme të jetë kjo për ty.