Sunday, April 5, 2020

Letra e një nëne për doktorin që e këshilloi të abortonte



Letra e një nene për doktorin që e këshilloi të abortonte, pasi vajza e saj kishte sindromën Down, po bën xhiron e botës në internet. Courtney Baker është një nënë kurajoze, e cila zgjodhi të sillte në jetë vajzën e saj Emersyn Faith, pavarësisht se e dinte që ajo ishte diagnostikuar me sindromën Down.


Tashmë që vogëlushja është 15 muajshe, nëna e re shkroi një letër prekëse, për t’i treguar doktorit të saj se ishte shumë e lumtur që nuk e kishte marrë parasysh këshillën e tij, për të mos e lindur vajzën.

“I dashur doktor. Kohët e fundit një shoqja ime më tregoi se mjeku i saj pasi kishte parë ekografinë i kishte thënë “Eshtë perfekt”. Kur lindi, fëmija rezultoi me sindromën Down dhe shoqja ime shkoi për t’i kërkuar llogari mjekut, se përse nuk ia kishte thënë këtë më parë, por ai iu përgjigj: “Të thashë që ishte perfekt”.

Sa do të kisha dashur që edhe ju të ishit sjellë me mua si doktori i shoqes sime.

Erdha tek ju në një periudhë shumë të vështirë të jetës sime. Isha e terrorizuar, në ankth dhe tërësisht e përhumbur. Nuk e dija ende të vërtetën për vajzën time, por në vend që të gjeja mbështetje e kurajo, ju më këshilluat ta eliminoja fëmijën tim.

Unë ju tregova edhe emrin që doja ti vendosja, por ju më pyetët nëse ishim të sigurtë për ta sjellë këtë fëmijë në jetë, pasi jeta jonë do të ndryshonte tërësisht me një fëmijë me sindromën Down.

Pas vizitës së parë, patëm frikë të riktheheshim në klinikën tuaj. E bëtë të padurueshëm momentin më të vështirë të jetës sime, pasi nuk më thatë të vërtetën: Që vajza ime do të ishte perfekte.

Nuk jam e zemëruar, as e hidhëruar. Jam vetëm e trishtuar, sepse zemrat e vogla që pulsojnë, të cilat i shikoni çdo ditë, nuk ju bëjnë të reflektoni. Jam e trishtuar, sepse u futa në dyshime kur ju më thatë se një fëmijë me sindromën Down do të ulte cilësinë e jetës sonë. Më copëtohet zemra vetëm kur mendoj se të njëjtën gjë ia thoni nënave të tjera si unë.

Shiko doktor, Emersyn jo vetëm e pasuroi cilësinë e jetës sonë, por ka prekur edhe zemrat e mijëra personave. Ajo na ka sjellë një gëzim që është e pamundur ta shprehësh me fjalë. Ajo na ka dhuruar buzëqeshjet e puthjet më të ëmbla që kemi marrë ndonjëherë. Na hapi sytë për të parë bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.

Lutem që asnjë nënë të mos e kalojë atë që kam përjetuar unë. Lutem që edhe ju të shikoni bukurinë dhe dashurinë e pastër në çdo ekografi që shikoni.

Dhe së fundi, lutem që herën tjetër që do të shikoni një fëmijë të prekur nga sindroma Down në barkun e një nëne, ta shikoni atë në sy dhe të më kujtoni mua, duke i thënë “Fëmija jua është perfekt.”

English/

A letter from a mother to a doctor who advised her to have an abortion after her daughter had Down syndrome is making the rounds of the world online. Courtney Baker is a courageous mother who chose to give birth to her daughter Emersyn Faith, despite knowing that she had been diagnosed with Down syndrome.

Now that the baby is 15 months old, the young mother wrote a touching letter to her doctor to show that she was very happy that she had not heeded his advice not to give birth to the girl.

"Dear doctor. Recently, a friend of mine told me that her doctor, after seeing the ultrasound, had told her, "It's perfect." When she was born, the child developed Down syndrome, and my friend went to ask the doctor why he hadn't told her before, but he replied, "I told you it was perfect."

How I wish I could have brought you with me as my friend's doctor.

I came to you at a very difficult time in my life. I was terrified, anxious, and utterly haunted. I did not yet know the truth about my daughter, but instead of finding support and encouragement, you advised me to eliminate my child.

I also told you the name I wanted to name, but you asked me if we were sure to bring this baby to life, as our lives would change completely with a child with Down syndrome.

After the first visit, we were afraid to go back to your clinic. You made the most difficult moment of my life unbearable, because you did not tell me the truth: That my daughter would be perfect.

I'm not angry, I'm not angry. I’m just sad because the small pulsating hearts you see every day don’t make you reflect. I am sad because I became suspicious when you told me that a child with Down syndrome would reduce the quality of our lives. My heart breaks only when I think you say the same thing to other mothers like me.

Look doctor, Emersyn not only enriched the quality of our lives, but also touched the hearts of thousands of people. It has brought us joy that is impossible to express in words. She has given us the sweetest smiles and kisses we have ever received. He opened our eyes to see true beauty and pure love.

I pray that no mother will go through what I have experienced. I ask you to look at the beauty and pure love in every ultrasound you look at.

And finally, please, the next time you see a child with Down syndrome in a mother's womb, look her in the eye and remind me, "Your baby is perfect."