ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
It seems that globalization has given everyone the opportunity and money to travel wherever they want.
But there are some places on Earth where no tourist is allowed to set foot. Here are some of the most popular and mysterious places where no one ever goes.
Surtsey Island
In 1963, on the waters of Iceland, a 2.7-square-kilometer island was formed by a submarine volcano. It immediately attracted the attention of scientists from around the world, as an extraordinary example of the formation of an island and the birth of a new life. Since then Surtsey, named after the mythological character Surtr, the god of fire giants, has only served scientific purposes and is considered a no-go area for tourists.
Ilha da Queimada Grande
Ilha da Queimada Grande, located 35 km off the coast of Brazil, looks like a real paradise. But the journey to this place can pay off with life, as it is invaded by venomous snakes; with an area of 0.43 square km, this place is populated by 4 thousand snakes. One of the most dangerous is bothrops insularis, or golden snake. That is why the Brazilian authorities forbid anyone to visit this island, which is also called ‘Snake Island’.
North Sentinel Island
One of the Andaman Islands in the Bay of Bengal is home to a dangerous Sentinelas native tribe; they avoid any contact with civilization and react harshly to any interference. According to scientists, the aboriginal inhabitants have spent 60,000 years in isolation from the rest of civilization. These people are actively defending their territory. For example, in 2014 they shot an Indian government helicopter, which flew over the island after a tsunami to see if the locals needed help. Their latest victims are some missing fishermen; after their assassination the Indian government asked citizens to stay away from the residents of Sentinel and their land.
Great Ise Temple, Japan
In Japan, one of the most important shrines in the entire country is the Ise Jingu Temple Complex. The main temple is surrounded by a high wooden fence; only high-ranking priests and members of the imperial family are allowed inside. Until 1945 ‘Ise’ was an even more difficult place to reach: the temple was separated from the outside world by the Miyagawa River, which symbolized the border with the ordinary and the sacred. The monks were strictly forbidden to cross the river: it was believed that this would lead to the violation of the sacred sanctity and would cause trouble for all of Japan.
Gruinard Island
In 1942, the British government bought the Scottish island of Gruinard to conduct biological weapons tests, in particular anthrax. During the experiment, it was found that the anthrax had polluted the territory for a long period of time, causing the death of the population in 95% of cases. Until 1980, the island was one of the deadliest places on the planet. Only in 1986 did scientists finally begin the ‘disinfection’ of the ominous island, and it was declared safe in 1990. However, no one settled there anymore. Experts warn that spores Antraksi may still have remained on the island's land, meaning it will not be suitable for living for hundreds of years.
=============
=============
Duket se globalizmi i ka dhënë mundësi kujtdo që ka dëshirë dhe para të udhëtojë ku të dojë.
Por ekzistojnë disa vende në Tokë ku asnjë turist nuk lejohet të vërë këmbë. Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë.
Ishulli Surtsey
Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re. Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë ndaluar për turistët.
Ilha da Queimada Grande
Ilha da Queimada Grande, që gjendet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues; me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ky vend popullohet nga 4 mijë gjarpinj. Një nga më të rrezikshmit është bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull, që quhet ndryshe edhe ‘Ishulli i gjarpërinjve’.
Ishulli i Sentinelit të Veriut
Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje. Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit. Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.
Tempulli i madh Ise, Japoni
Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda. Deri në vitin 1945 ‘Ise‘ ishte një vend edhe më i vështirë për t’u arritur: tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagawa, që simbolizonte kufirin me zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësishtë të ndaluar të kalonin lumin: besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë së shenjtë dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.
Ishulli Gruinard
Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit. Gjatë eksperimentit, u konstatua se antraksi kishte ndotur territorin për një periudhë të gjatë kohe, duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980, ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin ogurzi, dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. Megjithatë, askush nuk u vendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë se spore Antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar për qindra vjet.