Thursday, April 9, 2020
6 gjërat që nuk duhet t’i thoni një fëmije
ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
The way we grow up when we are children affects the person we will become when we grow up. It is important that we are excellent people in order to be the best example of our children. To raise children with personality and self-confidence is very important, the way we communicate with them. Psychologists advise that there are some expressions that we should not say to our children in any way. Here are some of them.
Do not Cry. Have you ever seen him with an adult holding his emotions, even in extreme cases, and you wonder how it is possible that he does not cry. Well this is a product of a childhood where it is often told, don’t cry. We need to know that it is very important to express our emotions, both positive and negative. If a child does not feel well and will cry, then let him do it, because in this form he shows his discomfort. Encourage children to cry and be free, because it is very good for their health.
I'm disappointed in you. Letting children know that you are disappointed in them means that you have expectations of children. If children do not meet these expectations then they will feel very hurt and create insecurity in themselves.
Why don't you become like…? Nothing makes a person, whether an adult or a child, feel worse than when comparing him to someone else. We are all special and special in our being, so we don't have to look like anyone. We need to encourage children to be themselves, not someone else. Just be yourself.
Everything will be ok. Maybe it will really be done, but maybe not. Children need to know that life is not perfect and that not everything will go the way they want it to. You need to reassure them that if life throws them into difficult turns, you will be there to help and guide them.
Don `t make me sad. If you tell your child that you are upset and interrupted, they will receive a message that they are not so important to you. This can lead to a decrease in their self-esteem, which can lead to serious problems in a child's psychology.
Because that's what I say. You never have time to explain things to him and ask him to close the discussion with this expression. But it is not advisable at all. Children need you to explain to them why or why not do something.
===========
===========
Mënyra se si ne rritemi kur jemi fëmijë, ndikon në personin që do të bëhemi kur të rritemi. Është e rëndësishme që ne të jemi persona të shkëlqyer në mënyrë që të jemi shembulli më i mirë i fëmijëve tanë. Për të rritur fëmijë me personalitet dhe me vetbesim është shumë e rëndësishme, mënyra se si ne komunikojmë me ta. Psikologët këshillojnë që ka disa shprehje të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet t’ua themi fëmijëve tanë. Ja disa prej tyre.
Mos qaj. A ju ka ndodhur me një të rritur ta shihni teksa mban emocionet e tij, edhe në raste ekstreme dhe ju habiteni si ka mundësi që nuk qan. Epo ky është produkt i një fëmijërie ku i është thënë shpesh, mos qaj. Duhet të dimë që është shumë e rëndësishme që t’i shprehim emocionet tona, qoftë pozitivet dhe ato negativet. Nëse një fëmijë nuk ndihet mirë dhe do të qajë, atëherë le ta bëjë, sepse në këtë formë ai tregon diskonfortin e tij. Inkurajoni fëmijët të qajnë dhe të çlirohen, sepse kjo gjë i bën shumë mirë shëndetit të tyre.
Jam e zhgënhyer nga ti. Duke i bërë të ditur fëmijëve se ju jeni zhgënjyer prej tyre, do të thotë se ju keni pritshmëri ndaj fëmijëve. Nëse fëmijët nuk i takojnë këto pritshmëritë tuaja atëherë ata do të ndihen shumë të lënduar dhe do të krijojnë pasiguri në vetvete.
Pse nuk bëhesh si…? Asgjë nuk e bën një njeri qoftë të rritur apo fëmijë, të ndihet më keq sesa kur e krahason me dikë tjetër. Ne të gjithë jemi specialë dhe të veçantë në qenien tonë, ndaj nuk kemi pse i ngjajmë askujt. Fëmijët duhet t’i inkurajojmë që të jenë vetvetja, jo dikush tjetër. Thjesht ji ti.
Çdo gjë do të bëhet ok. Ndoshta do të bëhet me të vërtetë, por dhe ndoshta jo. Fëmijët duhet ta dinë që jeta nuk është perfekte dhe se jo çdo gjë do të shkojë si të duan ata. Ju duhet t’i siguroni ata që nëse jeta do t’i hedhë nëpër kthesa të vështira, ju do të jeni aty për t’i ndihmuar dhe për t’i drejtuar në rrugën e duhur.
Mos më mërzit. Nëse I thoni fëmijës se po ju mërzit dhe po ju ndërpret, ata do ta marrin si një mesazh se nuk janë edhe aq të rëndësishëm për ju. Kjo gjë mund të çojë në uljen e vetvlerësimit të tyre, gjë që sjell probleme serioze në psikologjinë e një fëmije.
Sepse kështu them unë. Ju ndonjëherë nuk keni kohë për t’ja shpjeguar gjërat dhe kërkoni ta mbyllni diskutimin me këtë shprehje. Por nuk është aspak e këshillueshme. Fëmijët kanë nevojë që ju t’i sqaroni pse duhet apo pse nuk duhet bërë diçka e caktuar.