Monday, April 13, 2020
Cfare do ndodh nëse nuk i hapim shkollat brenda majit. Flet Ministria e Arsimit
ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
TIRANA - The Ministry of Education is discussing all possible scenarios for the school year based on the COVID-19 pandemic situation.
In an interview on LIVE on Report Tv with journalist Aida Tancica, Education Minister Besa Shahini said that if there is no opportunity for students to physically go to school in May to receive online lessons directly from teachers during the quarantine, the school year may be postponed by one month. So the lesson can take place until July.
The most affected by this situation are graduates. The Minister of Education said that if May does not open schools, lectures given online will not be included in the Matura exam questions. Also, if there is a need to postpone the school year by one month, then university applications will be postponed by one month.
The Minister said that the year will not be repeated and that the exams will be held, insisting that this is a priority that the ministry is working to achieve. Besa Shahini said that based on the requests of parents, those who feel that they have not mastered the knowledge, but not as a whole generation, will be allowed to repeat the year.
Education Minister Besa Shahini said graduates should not worry about graduation exams, which open the door further to go to university. In her interview with Report Tv she explained that if the opportunity is not created (depending on the situation with pandemic) that they go to school physically for at least two weeks, lectures taken online at home will not be included in final testing. So the lesson that was taken during quarantine time will not be part of the matura test questions.
"Graduates don't need to worry. Homework lectures, if we don't repeat them at school, won't be in the matura exam. There will simply be no question in the lectures that would have taken place in "March, April, May, if we don't go back to school, we'll do it there. The tests will be done with experts and they don't see a problem in removing the questions from the lectures that were held during this period," Shahini said.
===========
===========
TIRANË - Ministria e Arsimit po i diskuton të gjithë skenarët e mundshëm për vitin shkollor nisur nga situata e pandemisë COVID-19.
Në një intervistë në hapësirën LIVE në Report Tv me gazetaren Aida Tancica, ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se nëse nuk do të krijohet mundësia që brenda majit nxënësit të shkojnë fizikisht në shkollë për të marrë drejtpërdrejt nga mësuesit leksionet online gjatë karantinës, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Pra, mësimi mund të zhvillohet deri në muajin korrik.
Më të prekurit nga kjo situatë janë maturantët. Ministrja e Arsimit tha se nëse maji nuk do të hapë shkollat, leksionet e marra online nuk do të përfshihen në pyetjet e provimit të maturës. E po ashtu, nëse krijohet nevoja që viti shkollor të shtyhet me një muaj, atëherë edhe aplikimet për në universitet do të shtyhen me një muaj.
Ministrja tha se nuk do të përsëritet viti dhe se provimet do të bëhen, duke këmbëngulur se ky është një prioritet që ministria po punon për ta realizuar. Besa Shahini u shpreh se nisur nga kërkesat e prindërve, do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë, por jo si gjeneratë e tërë.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se maturantët nuk duhet të shqetësohen për provimet e maturës, të cilat i hapin dyert më tej për të shkuar në universitet. Në intervistën e saj për Report Tv ajo sqaroi se nëse nuk do të krijohet mundësia (në varësi të situatës me pandeminë), që ata të shkojnë të paktën për dy javë fizikisht në shkollë, leksionet e marra online në shtëpi, nuk do të përfshihen në testimin e fundit. Pra, mësimi që është marrë gjatë kohës së karantinës, nuk do të jetë pjesë e pyetjeve për testin e maturës.
"Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Leksionet në kushte shtëpie, nëse nuk do t'i përsërisim në shkollë nuk do të jenë në pyetje të provimit të maturës. Për testin e maturës thjesht nuk do të ketë pyetje në leksionet që do ishin zhvilluar në mars, prill, maj, nëse nuk kthehemi në shkollë t'i zhvillojmë aty. Testet do bëhen me ekspertë dhe ata nuk e shohin problem të heqin pyetjet nga leksionet që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe", tha Shahini.