ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
Being a good parent can be the most difficult "profession". And to do that, you often have to make sacrifices or kill your mind for long-term strategies. We are bringing you some cases of parents who have become role models for their children or have found the ideal solution to some of the conflicts that often arise within the walls of the home.
The father who hired killers to get rid of his son's favorite characters
The 23-year-old Chinese refused to apply for a job. He spent his time playing video games. To get rid of this bad habit, his father paid players for this game, to kill his son's characters. The Chinese father's idea was for his son to get bored with losing the game and leave it to look for a job. After all, creativity also comes into play in parenting!
The millionaire who works as a cleaner
cleaner Sure there are no other millionaires who sweep the streets for $ 228 a month. In addition to 58-year-old Chinese Yu Youzhen. She wakes up every day at 3:00 a.m. to clean the city streets six days a week, with a single goal: to become a good example to her children. Yu has a fortune of at least $ 1.5 million, but refuses to sign a contract with the city council, for which he has been working as a cleaner for 15 years.
After concluding that big money often ruins man, the wealthy woman who succeeded in the real estate business decided not to let her children go astray. "If you don't work, I'll give our apartments to people," she told her children. Her warning seems to have had an effect, as her son works as a driver for 2,000 yuan a month, while his daughter works in an office where she earns 3,000 yuan a month.
The father who also runs for his daughter
marathon Over the past five years, Rick van Beek has participated in various sports marathons along with his daughter, who suffers from cerebral palsy. She can't walk, she can't talk, and her father thinks he doesn't even look. But still, he says his daughter wants to go out. He loves her more than anything and takes her with him to the kayak, to the bike races, and even to the running races, so that the little girl can feel the breeze on her face. Touching or not?
Solidarity tattoo with diabetic son
Insulin Many parents "carve" the names of their children on the skin. But Philippe Aumond and Camille Boivin have a strong reason to do so. To show their solidarity with their diabetic son, they tattooed an insulin on their bodies with the inscription "forever tied". Jacob, 5, was diagnosed with type 1 diabetes when he was 3 and a half years old. He is obliged to always carry the apparatus with him. He once told his parents that the small camera made him feel different from the other children, and the parents immediately found a solution. No parent would want their child to feel different from others, right?
Clean the room to get payment
sms A mother found a very good way to motivate her children to clean their room. In a message sent to her son's phone, she wrote: I will not be on the weekend. I hid $ 100 for expenses during my absence from your room. Clean them and you will find them.
An i-Phone with contract
iPhoneAnnell Hofman fulfilled the wish of her 13-year-old son by buying her much-coveted i-Phon. But before giving it to her, she forced her son to follow 18 rules. The list of rules provides for the recognition of the passport by the mother, its use with care and without going up all day with the eyes on the screen. "Only talk to people you know. Don't make millions of videos and photos, because you have to experience them and not focus on documenting them. Look what's going on around you. Get out the window. Listen to the song of the birds. Download without searching on Google. You may not respect all this, but we will always find solutions, because together we are a team ", it is said in the contract.
===========
===========
Të jesh një prind i mirë mund të jetë ndoshta “profesioni” më i vështirë. Dhe për t’u bërë i tillë, shpesh duhet të bësh sakrifica apo të vrasësh mendjen gjatë për strategjitë që duhen ndjekur. Ne po ju sjellim disa raste prindërish, të cilët janë bërë model për fëmijët e tyre apo kanë gjetur zgjidhjen ideale për disa nga konfliktet që lindin shpesh brenda mureve të shtëpisë.Babai që punësoi vrasës për të hequr qafe personazhet e preferuara të të birit
23-vjeçari kinez nuk pranonte të kërkonte për punë. Ai e kalonte kohën duke luajtur në videolojëra. Për t’i hequr këtë zakon të keq, babai i tij pagoi lojtarë të kësaj loje, për të vrarë personazhet e të birit. Ideja e babait kinez ishte që i biri të mërzitej me humbjen në lojë dhe ta linte atë për të kërkuar një punë. Në fund të fundit, edhe në prindërim hyn në punë kreativiteti!
Milionerja që punon si pastruese
pastruesjaËshtë e sigurt që nuk ka të tjerë milionerë që fshijnë rrugët për 228 dollarë në muaj. Përveç 58-vjeçares kineze Yu Youzhen. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 03:00 të mëngjesit për të pastruar gjashtë ditë në javë rrugët e qytetit, me një qëllim të vetëm: të bëhet një shembull i mirë për fëmijët e saj. Yu ka një pasuri prej të paktën 1.5 milion dollarë, por refuzon të mbyllë kontratën me bashkinë e qytetit, për të cilën punon prej 15 vjetësh si pastruese.
Pasi doli në përfundimin se paraja e madhe shpesh e prish njeriun, pasanikja që pati sukses në biznesin e pasurive të patundshme vendosi të mos i linte fëmijët e saj të dalin nga rruga e drejtë. “Nëse nuk punoni, do t’ua dhuroj apartamentet tona njerëzve”, u tha ajo fëmijëve të saj. Duket se paralajmërimi i saj ka pasur efekt, pasi i biri punon si shofer për 2 mijë juan në muaj, ndërsa vajza punon në një zyrë, ku fiton 3 mijë juan në muaj.
Babai që vrapon edhe për të bijën
marathonGjatë pesë viteve të shkuara, Rick van Beek, ka marrë pjesë në maratona të ndryshme sportive së bashku me të bijën, e cila vuan nga paraliza cerebrale. Ajo nuk mund të ecë, nuk mund të flasë dhe babai I saj mendon se as nuk shikon. Por sidoqoftë, ai thotë se vajza e tij dëshiron të dalë jashtë. Ai e do më shumë se çdo gjë dhe e merr me vete në kajak, në garat me biçikletë, madje edhe në garat e vrapimit, që vogëlushja të ndiejë flladin në fytyrën e saj. Prekëse apo jo?
Tatuazh për solidaritet me djalin diabetik
insulinShumë prindër “gdhendin” në lëkurë emrat e fëmijëve të tyre. Por Philippe Aumond dhe Camille Boivin kanë një arsye të fortë për ta bërë këtë. Për t’i treguar solidaritetin e tyre të birit diabetik, ata kanë bërë tatuazh në trup një aparat insuline me mbishkrimin “të lidhur përjetë”. Jacob, 5 vjeç, u diagnostikua me diabet të tipit 1 kur ishte 3 vjeç e gjysmë. Ai është i detyruar ta mbajë aparaturën gjithmonë me vete. Njëherë ai u tha prindërve se aparati i vogël e bënte të ndihej ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe prindërit gjetën menjëherë zgjidhjen. Asnjë prind nuk do të donte që fëmija i tij të ndihej ndryshe nga të tjerët, apo jo?
Pastroni dhomën që të merrni pagesën
smsNjë nënë gjeti një mënyrë shumë të mirë për të motivuar fëmijët e saj për pastrimin e dhomës së tyre. Në një mesazh dërguar në telefonin e të birit, ajo shkruan: Nuk do të jem në fundjavë. Kam fshehur 100 dollarë për shpenzimet gjatë mungesës time në dhomën tuaj. Pastrojeni dhe do t’i gjeni.
Një i-Phone me kontratë
iPhoneAjnell Hofman i plotësoi dëshirën djalit të saj 13-vjeçar, duke i blerë i-Phonin e shumëdëshiruar. Por para se t’ia jepte, ajo e detyroi të birin të ndiqte 18 rregulla. Lista me rregulla parashikon njohjen e pasëordit nga nëna, përdorimin e tij me karar dhe pa u ngjitur gjithë ditën me sytë në ekran. “Bisedo vetëm me njerëz që i njeh. Mos bëj miliona video dhe foto, sepse duhet t’i përjetosh eksperiencat dhe jo të fokusohesh te dokumentimi i tyre. Shiko çfarë ndodh rreth teje. Dil në dritare. Dëgjo këngën e zogjve. Mahnitu pa kërkuar në Google. Ndoshta nuk do t’i respektosh të gjitha këto, por ne do të gjejmë gjithmonë zgjidhje, sepse bashkë jemi një skuadër”, thuhet në kontratë.