Wednesday, April 8, 2020

I ngrohti i tepërt në shtëpi ju dëmton shëndetin.


ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE

Although we feel happy when we see the snow falling from the window of the warm house, we must be aware that skin care, in these cold days, is significantly different, due to the radiators.

Read below about the damages that come from radiators:

Cracked lips: Due to the warming of the environment in winter, the lips crack more easily, as the air in the room is drier, and the lips have a lack of their own glands.

Therefore, it is not advisable to lick your lips when you think they are dry because they are easier to crack. So buy mild pilling to remove dead skin cells on the edge.



Hands on radiators: As much as it looks tempting to warm your hands on a hot radiator, it’s not good for the skin. Due to the heat that occurs, blood flow to the veins of the hands increases, or they can rupture causing an unpleasant swelling.

The skin on the hands is generally thinner than on other parts of the body and even more exposed. By heating the hands on the radiators, the skin will dry out more easily and will be more easily damaged in various ways.

Handmade products containing glycerin are recommended because the skin will become softer.
=============
=============
Edhe pse ndihemi të lumtur kur nga dritarja e shtëpisë së ngrohtë e shikojmë borën duke rënë, duhet të jemi të vetëdijshëm se kujdesi ndaj lëkurës, në këto ditë të ftohta, është dukshëm më ndryshe, për shkak të radiatorëve.

Më poshtë lexoni dëmet që vijnë nga radiatorët:

Buzët e plasaritura: Për shkak të ngrohjes së ambientit në dimër, buzët plasariten më lehtë, pasi ajri në dhomë është më i thatë, kurse buzët kanë mungesë të gjëndrave të veta.

Prandaj, nuk është e këshillueshme që të lëpini buzët kur mendoni që ju janë tharë sepse ashtu edhe më lehtë plasariten. Prandaj bleni pilling të butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në buzë.

Ngrohja e duarve në radiatorë: Sa më shumë që ju duket joshëse për të ngrohur duart tuaja në një radiator të nxehtë, ajo nuk është e mirë për lëkurën. Për shkak të ngrohjes që ndodh, rritet rrjedhja e gjakut në venat e duarve, apo ato mund të pëlcasin duke shkaktuar një ënjtje të pakëndshme.

Lëkura në duar është përgjithësisht më e hollë se në pjesët tjera të trupit dhe akoma më e ekspozuar. Me ngrohjen e duarve në radiatorë, lëkura më lehtë do të thahet dhe më lehtë do të dëmtohet në mënyra të ndryshme.

Rekomandohen produktet për duart që përmbajnë glicerinë sepse lëkura do të bëhet më e butë.