ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
Wine is one of the oldest and most valuable alcoholic beverages for mankind. Nothing is better than enjoying a glass of wine after a hard day.
This wonderful drink fills the body with positive energy and helps in physical and emotional well-being. Furthermore, it can help boost your immune system and your memory. Here are some reasons why you should drink wine:
Protects the heart and improves blood circulation: Wine is known for its healing properties, but the amount you consume is very important for your health. If consumed in moderation it helps blood circulation as it dilates blood vessels and lowers bad blood cholesterol. As well as protects you from cardiovascular health diseases.
Improves the digestive system: Various studies have shown that consuming wine, mainly red wine, helps your body digest food better. Seeds contain vitamins B1 and B2, which effectively reduce the number of pathogenic bacteria in the gut. If you still hesitate to choose the drink to accompany your meal we advise you wine.
Fights premature aging: People who drink wine are more likely to live longer than those who prefer to drink beer or other types of alcohol. The antioxidants and essential vitamins found in wine help rejuvenate your body by activating ingredients that protect you from age-related diseases
Increases serotonin levels: Wine has always been a symbol of joy and creativity, it releases endophin, a substance that activates the hormone of happiness, serotonin. Moderate summer consumption helps if you have panic attacks and anxiety. It frees you from negative emotions and helps you feel good about yourself.
=================Vera është një nga pijet alkolike më të vjetra dhe më të çmuara për njerëzimin. Asgjë nuk është më e mirë se sa të shijosh një gotë verë pas një dite të vështirë.
Kjo pije e mrekullueshme mbush trupin me energji pozitive dhe ndihmon në mirëqënien fizike dhe emocionale. Për më tepër mund t’ju ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe në ruajtjen e kujtesës. Ja disa nga arsyet pse duhet të pini verë:
Mbron zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut: Vera shquhet për cilësitë shëruese që përmban, por sasia që konsumoni është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar ndihmon në qarkullimin e gjakut pasi zgjeron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq të gjakut. Si dhe ju mbron nga sëmundjet e shëndetit kardiovaskular.
Përmirëson sistemin tretës: Studimet e ndryshme kanë treguar se konsumi i verës, kryesisht asaj të kuqe ndihmon trupin tuaj të tresë sa më mirë ushqimin.Vera përmban vitaminë B1 dhe B2 të cilat ulin në mënyrë efektive numrin e baktereve patogjene në zorrë. Nëse ende hezitoni të zgjidhni pijen për të shoqëruar vaktin tuaj ne ju këshillojmë verën.
Lufton plakjen e parakohshme: Njerëzit që pinë verë, kanë më shumë shanse për të jetuar një jetë më të gjatë se ata që preferojnë të pinë birrë ose lloje të tjera të alkolit. Antioksidantët dhe vitaminat esenciale që gjenden në verë ndihmojnë në rinimin e trupit tuaj duke aktivizuar përbërës, të cilat ju mbrojnë nga sëmundje të lidhura me moshën.
Rrit nivelin e serotoninës: Vera ka qenë gjithmonë simbol i gëzimit dhe krijimtarisë, ajo çliron endofinë, një substancë që aktivizon hormonin e lumturisë, serotoninën. Konsumi i moderuar i verës ju ndihmon në rast se keni kriza paniku dhe ankthi. Ju çliron nga emocionet negative dhe ju ndihmon të ndiheni mirë me veten.