Wednesday, April 8, 2020
Nje studim per njerëzit që rregullojnë shtratin ne mengjes.
ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
The only bad thing about getting out of bed in the morning is that you have to fix it. However, you may want to start the day that way. Or, even if not, it’s already part of the routine. According to a recent study by Hunch.com, 59 percent of people do not adjust their bed in the morning, while 27 percent do. Of the group of people who fix it, 72 percent are happy people, while 62 percent of the group who don't fix their bed in the morning are not happy people.
Likewise, those who fix it are people who like the work they do, sleep well, exercise regularly, and enjoy spending time at home.
It only takes 21 days for the bedtime routine to become part of the routine. Surely, family members will feel proud.
Here are 5 other reasons why you should make your bed in the morning:
1. It is a cure for stress
Cleansing and order reduces stress levels to satisfactory levels. A study by UCLA found that stress hormones are added to all women, especially after seeing a big mess. So, fix that bed heck.
2. Helps with allergies
When decks, blankets or sheets are folded and in place, there is less dust and as a result, even less allergens circulating in the air.
3. It also prevents embarrassment from any unexpected visit
Nobody wants friends to see a real mess at home…
4. The most comfortable bed at night
Who does not feel at ease when he falls into a fresh, clean bed? It's the same as in a hotel room after a long day of travel…. fantastic.
5. A good habit can motivate you for others
Therefore, by adjusting the bed, you become even more productive.
====================
====================
E vetmja gjë e keqe pasi ngrihesh nga shtrati në mëngjes është se duhet ta rregullosh. Megjithatë, mund të kesh dëshirë ta nisësh ditën kështu. Ose, edhe nëse jo, tashmë është pjesë e rutinës. Sipas një studimi të fundit nga Hunch.com, 59 për qind e njerëzve nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, ndërsa 27 për qind po. Nga grupi i njerëzve që e rregullojnë, 72 për qind janë njerëz të lumtur, ndërsa 62 për qind e grupit që nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, nuk janë njerëz të lumtur.
Po kështu, ata që e rregullojnë, janë njerëz që e pëlqejnë punën që bëjnë, flenë mirë, ushtrohen vazhdimisht dhe u pëlqen të kalojnë kohë të gjatë edhe në shtëpi.
Duhen vetëm 21 ditë për ta bërë pjesë të rutinës rregullimin e shtratit në mëngjes. Me siguri, familjarët do të ndihen krenarë.
Janë 5 arsye të tjera pse duhet ta rregullosh shtratin në mëngjes:
1. Është një kurë për stresin
Pastrimi dhe rregulli ul në nivele të kënaqshme stresin. Një studim nga UCLA ka zbuluar se hormonet e stresit, të gjitha femrave u shtohen sidomos pasi shohin një rrëmujë të madhe. Kështu, rregullojë atë dreq krevati.
2. Të ndihmon për alergjinë
Kur kuvertat, batanijet apo çarçafët janë të palosur dhe në vendin e tyre, ka më pak pluhur dhe si rrjedhojë, edhe më pak alergenë që qarkullojnë në ajër.
3. Parandalon edhe sikletet nga ndonjë vizitë e papritur
Askush nuk do që miqtë të shohin një rrëmujë të vërtetë në shtëpi…
4. Shtrat më i qetë gjatë natës
Kush nuk ndien qetësi kur bie në një shtrat të freskët e të pastër? Është njëlloj si në një dhomë hoteli pas një dite të gjatë udhëtimi…. fantastike.
5. Një zakon i mirë mund të të nxisë edhe për të tjera
Prandaj, duke rregulluar shtratin, bëhesh edhe më produktive.