Saturday, April 11, 2020
Tetë këshilla për ditën e parë të punës
ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE
First love is never forgotten, the same can be said for the first day of work. The emotions are great even though you may have a long professional experience on your shoulders. You are struck by a barrage of doubts summed up in one sentence: Will I succeed? Of course, thanks to some behaviors recommended by psychologists
A good night’s sleep before the first day of work helps you be careful and focused on meeting new staff and all the new processes you need to learn. A good sleep schedule helps you maintain a good regimen and so you will be able to cope with the right energy the first few months of work which are even more difficult.
Whether you are traveling by car, bicycle, bus, or on foot, it is essential to first test the path that leads you from home to your new job. This will allow you to learn the time you need to avoid delays: if you are late from day one, it will be a disaster for you.
Even in workplaces where less attention is paid to clothing, there is a limit that should not be exceeded. So even if you work in an agency that aims to be creative, avoid weird or funny outfits. Women in particular need to give up clothes that show more than they should. Some studies show that women who dress too provocatively are less likely to be promoted in the workplace.
It is essential that you do not overlook the first day. Restrain yourself, restrain yourself even if you are energetic and unpredictable. Stay in your place because at first you need a low profile. The opposite should happen if you are a quiet, peaceful type: you need to be more lively than usual and smile a little more. Then in the following week, once you understand the context in which you find yourself, behave as usual. All this will serve to protect you from wrong labels and prejudices.
Keep notes. You need to orient yourself to the "new jungle". Write down especially the names of colleagues, their respective roles and issues related to your responsibilities.
If your superiors assign you a task that you don't immediately understand, you have two options to follow: ask a question and risk looking somewhat dumb or silent, and move on to a job without having the certainty that you did it right. You have to ask even in detail, although sometimes it will seem as if you are asking meaningless questions, you will give the opposite impression, so you are careful and accurate.
If you want to make a good impression on your boss, you need to let them know that you know how the company works. Therefore, you should study the articles that talk about it in detail. Of course you should not immediately notice your preparation. Keep it to yourself until you need it, in any case it will help you not to make mistakes.
Every work environment is "hostile" to anyone who wants to change everything from day one. So even if you have new ideas and are there to give an impetus to the environment, the best way to gain the trust of others is to listen to them. Respect their opinions and when proposing your ideas, pretend they are not "what the whole universe expected".
=============
=============
Dashuria e parë nuk harrohet kurrë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ditën e parë të punës. Emocionet janë të mëdha edhe pse mund të keni mbi supe një eksperiencë të gjatë profesionale. Në kokë ju vërshojnë breshëri dyshimesh që përmblidhen në një fjali: A do t’ia dal? Sigurisht që po edhe falë disa sjelljeve që rekomandojnë psikologët
Një gjumë i mirë para ditës së parë të punës ju ndihmon të jeni të kujdesshëm dhe të përqendruar në takimet me personelin e ri dhe të gjitha proceset e reja që duhet të mësoni. Një orar i mirë i gjumit, ju ndihmon të mbani një regjim të mirë dhe kështu do të mund të përballoni me energjinë e duhur muajt e parë të punës të cilët janë edhe më të vështirët.
Nëse shkoni me makinë, biçikletë, autobus apo me këmbë është thelbësore të testoni më parë rrugën që ju çon nga shtëpia deri te vendi i ri i punës. Kjo do t’ju lejojë të mësoni kohën që ju duhet për të shmangur vonesat: nëse vonoheni që ditën e parë, kjo do të jetë një katastrofë për ju.
Edhe në vendet e punës në të cilat i kushtohet më pak rëndësi veshjes, ka një kufi që nuk duhet kaluar. Prandaj edhe nëse punoni në një agjenci që si objektiv ka kreativitetin shmangini veshjet e çuditshme apo qesharake. Sidomos gratë duhet të heqin dorë nga veshjet që tregojnë më shumë se ç’duhet. Disa studime tregojnë se gratë që vishen në mënyrë tepër provokuese, promovohen më pak në ambientet e punës.
Është thelbësore që ditën e parë të mos viheni shumë në dukje. Përmbahuni, frenohuni edhe nëse jeni energjikë dhe të paparashikueshëm. Qëndroni në vendin tuaj sepse në fillim ju nevojitet një profil i ulët. E anasjellta duhet të ndodhë nëse jeni tipa të heshtur e paqësorë: duhet të tregoheni më të gjallë se zakonisht dhe buzëqeshni ca më shumë. Pastaj në javën në vijim pasi të keni kuptuar mirë kontekstin në të cilin ndodheni, silluni si zakonisht. E gjithë kjo do të shërbejë për t’ju mbrojtur nga etiketimet dhe paragjykimet e gabuara.
Mbani shënime. Ju nevojiten për t’u orientuar në “xhunglën e re”. Shënoni sidomos emrat e kolegëve, rolet përkatëse të tyre dhe çështje që lidhen me përgjegjësitë tuaja.
Nëse eprorët tuaj ju caktojnë një detyrë të cilën nuk e kuptoni menjëherë, ju hapen dy rrugë për të ndjekur: bëni një pyetje dhe rrezikoni të dukeni disi tuhafë ose heshtni dhe çoni përpara një punë pa pasur sigurinë se e keni bërë saktë. Duhet të pyesni madje edhe me detaje, edhe pse ndonjëherë do t’ju duket sikur po shtroni pyetje të pakuptimta, do të jepni përshtypjen e kundërt, pra që jeni të kujdeshëm dhe të saktë.
Nëse doni të lini përshtypje të mirë te shefi, duhet t’i lini të kuptojë që ju e dini se si funksionon kompania. Prandaj duhet t’i studioni me imtësi artikujt që flasin për të. Natyrisht që nuk duhet të vini menjëherë në dukje përgatitjen tuaja. Mbajeni për vete deri në momentin që do t’ju duhet, në çdo rast do t’ju ndihmojë që të mos bëni gafa.
Çdo mjedis pune është “armiqësor” ndaj kujtdo i cili që ditën e parë kërkon të ndryshojë çdo gjë. Kështu që edhe nëse keni ide të reja dhe ndodheni aty pikërisht për t’i dhënë një shtysë ambientit, mënyra më e mirë për të fituar besimin e të tjerëve është t’i dëgjoni. Respektojini opinionet e tyre dhe kur të propozoni idetë tuaja, bëjeni sikur të mos jenë “ato që i gjithë universi priste”.