Saturday, April 11, 2020

Zbulime të reja rreth kujtesës

Image result for remember

ARTIKULLI NE SHQIP ME POSHTE

Much research on the human brain has focused on the process of creating memories, storing and retrieving them. Now, a study by scientists at the University of California, Davis and the Center for Health Sciences at the University of Texas at Houston offers new insights into the process. The researchers found that specific areas of the brain coordinate with each other to form memories that include time and space.

At the Hermann Memorial Hospital of the Medical Center of the University of Texas at Houston, neurosurgeon Nitin Tandon visits a 26-year-old epilepsy patient, Tyler. Dr. Tandon has placed platinum electrodes on the surface of Tyler's brain to monitor electrical signals when Tyler suffers a crisis.


"Before we can figure out how to create prostheses to replace some of the brain functions we've lost, we need to create models of them and understand them on a computer level." Since such studies help to better recognize epilepsy, Tyler decided to attend. "I think the more knowledge there is about this, the better it will be for other people."

Patients like Tyleri have also contributed to a study on how the brain forms memories of events in time and space. "It was a mystery how the brain communicates with both areas: place and time." Dr. Tandon asked patients who had been given electrodes to study materials that included space and time to see how the brain would handle information. "The way the brain does this, that is, communicating with these two different areas at the same time, is using two different frequencies coming from the same part of the brain, from the cerebellum."

The cerebellum is a structure on the lower side of the brain that takes care of the formation of memories, which are then stored in specific areas of the brain. "It's more or less like a radio station that broadcasts to two different groups of listeners at the same time and does so using two different frequencies." At the University of California, Davis, neurologist Arne Extrom analyzed data from brain scans, applying graphic theory techniques used to study information circulation. Together with Mr. Tandon and other colleagues, he hopes to continue this research in the future.

Since memory loss is one of the problems associated with epilepsy, Dr. Tandon says the study is promising for epileptics as well. "We are working to be able to repair memory dysfunction much better than before with electrodes that we place on patients with epilepsy, and we hope that in the future we can fully repair the normal dynamics of the network." Dr. Tandon hopes that such advances will one day help epileptic patients like Tyleri have a more normal life.

===============
===============
Shumë hulumtime rreth trurit të njeriut janë përqendruar tek procesi i krijimit të kujtimeve, tek ruajtja dhe rigjetja e tyre. Tani, një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë – Davis dhe të Qendrës së Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Teksasit në Hjuston ofron njohuri të reja rreth këtij procesi. Studiuesit zbuluan se zona të veçanta të trurit koordinohen midis tyre, për të formuar kujtime që përfshijnë kohën dhe hapësirën.

Në spitalin Memorial Hermann të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Teksasit në Houston, neurokirurgu Nitin Tandon viziton pacientin 26-vjeçar me epilepsi, Tyler. Dr. Tandon ka vendosur elektroda platini mbi sipërfaqen e trurit të Tylerit, për të monitoruar sinjalet elektrike kur Tyleri pëson një krizë.

“Para se të mund të kuptojmë se si do të krijojmë proteza për të zëvendësuar disa funksione të trurit që kemi humbur, ne duhet të krijojmë modele të tyre dhe t’i kuptojmë ato në një nivel kompjuterik.” Meqënëse studime të tilla ndihmojnë për të njohur më mirë epilepsinë, Tyler vendosi të marrë pjesë. “Mendoj se sa më shumë njohuri të ketë për këtë, aq më mirë do të jetë për njerëzit e tjerë.”

Pacientë si Tyleri kanë kontribuar edhe në një studim mbi mënyrën se si truri formon kujtimet e ngjarjeve në kohë dhe hapësirë. “Ka qenë një mister se si truri komunikon me të dyja zonat: të vendit dhe të kohës.” Dr. Tandon u kërkoi pacientëve, të cilëve u kishte vendosur elektroda, të studionin materiale që përfshinin hapësirën dhe kohën për të parë se si do ta trajtonte truri informacionin. “Mënyra se si truri e bën këtë, pra komunikimin me këto dy zona të ndryshme në të njëjtën kohë, është duke përdorur dy frekuenca të ndryshme që vijnë nga e njëjta pjesë e trurit, nga truri i vogël.”

Truri i vogël është një strukturë në anën e poshtme të trurit që kujdeset për formimin e kujtimeve, të cilat ruhen më pas në zona të veçanta të trurit. “Është pak a shumë si të ishte një radiostacion që transmeton për dy grupe të ndryshme dëgjuesish në të njëjtën kohë dhe e bën këtë duke përdorur dy frekuenca të ndryshme.” Në Universitetin e Kalifornisë – Davis neurologu Arne Ekstrom analizoi të dhënat prej skanimeve të trurit, duke aplikuar teknika të teorisë grafike të përdorura për studimin e qarkullimit të informacionit. Së bashku me zotin Tandon dhe kolegë të tjerë, ai shpreson që t’i vazhdojë këto hulumtime në të ardhmen.

Meqënëse humbja e kujtesës është një nga problemet që lidhen me epilepsinë, Dr. Tandon thotë se ky studim është premtues edhe për epileptikët. “Po punojmë që të jemi në gjendje të arrijmë të riparojmë mosfunksionim e kujtesës shumë më mirë se deri tani me anë të elektrodave që vendosim tek pacientët me epilepsi, dhe shpresojmë që në të ardhmen të mund të riparojmë plotësisht dinamikën normale të rrjetit.” Dr. Tandon shpreson që përparime të tilla një ditë të ndihmojnë pacientë epileptikë si Tyleri që të kenë një jetë më normale.